
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu sërish shqetësimin për ndryshimet klimatike, teksa e konsideron një garë të botës drejt një katastrofe.
“Jam shumë i shqetësuar se ku qëndron bota në lidhje me klimën. Vendet janë larg rrugës në përmbushjen e premtimeve dhe angazhimeve për klimën. Unë shoh mungesë ambicie. Mungesë mbështetjeje dhe bashkëpunimi. Përfshirë një bollëk problemesh rreth qartësisë dhe besueshmërisë”, Antonio Guterres-sekretari i përgjithshëm i OKB-së.
Ndër të tjera ai shtoi se politikat aktuale të klimës do të çojnë në temperatura mesatare 2.8 gradë Celsius mbi kohërat para-industriale deri në fund të shekullit, gati dyfishi i synimit të OKB-së për një rritje prej 1.5 gradë.
Për sa i përket industrisë së karburanteve fosile, Guterres tha se duhet të marrë transformim të plotë, ndërsa lëviz drejt energjisë së pastër.
“Zgjidhja është e qartë: Bota duhet të heqë dorë nga karburantet fosile në një mënyrë të drejtë dhe të barabartë, duke lëvizur për të lënë naftën, qymyrin dhe gazin në tokën ku i përkasin – dhe duke rritur masivisht investimet e rinovueshme në një tranzicion të drejtë”, shtoi më tej ai.
Teksa situata mbetet në fokus të OKB-së, ai bëri thirrje për të menduar për të ardhmen, vendime të cilat do të ndikojnë në të gjithë botën.
Top Channel