12/11 20:24
Një australian kur hyri në tualetin e shtëpisë së tij në Queensland vuri re një piton gati 3 metra mbi kabinën e dushit.
Një kompani për kapjen e gjarpërinjve tha se u thirr nga banori. Kompania më pas postoi imazhet në Facebook.
“Pasi ndalova së qeshuri për disa minuta, mora grepin dhe e hoqa nga aty”, deklaroi Anthony Jackson i cili punon aty.
Ai tha se gjarpri me sa duket ishte i mërzitur pasi u largua nga nxehtësia që vinte nga drita. Kapësi i gjarpërinjve e futi atë në një këllëf jastëku për ta çuar në natyrë.
Top Channel