Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”.

Mesazhi thekson kontributin thelbësor që dhuruesit e gjakut japin për të mbajtur botën pulsuese duke shpëtuar jetë dhe duke përmirësuar shëndetin e të tjerëve. Ai përforcon thirrjen globale për më shumë njerëz në të gjithë botën për të dhuruar gjak rregullisht dhe për të kontribuar në një shëndet më të mirë.

Një fokus i veçantë i fushatës së këtij viti do të jetë roli i të rinjve në sigurimin e një furnizimi të sigurt me gjak. Ndërsa në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, gjatë gjithë javës po organizohet dhurimi vullnetar i gjakut.

Në shumë vende, të rinjtë kanë qenë në ballë të aktiviteteve dhe iniciativave që synojnë arritjen e furnizimeve të sigurta të gjakut përmes dhurimeve vullnetare të gjakut, pa shpërblim.

Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet prej vitit 2004 dhe ka për qëllim  dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë. Aktivitetet për këtë ditë bëhet me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut dhe për të shprehur falënderime për të gjithë ata që dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.

Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi nga njerëzit me vullnet të mirë në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë.

Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident apo ndërhyrje kirurgjike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA