Subjekti ka realizuar një studim sizmik në vitin 2013, pra një vit pasi kishte përfunduar ndërtimi dhe kjo për objekt 7 katësh dhe jo 11 katësh sa ishte ndërtesa realisht.
Pra ky objekt është ndërtuar mbi një territor, pa ditur më parë kushtet sizmologjike.
Nga sa më sipër, të gjithë personat që i kanë nënshkruar konkretisht aktin e piketimit të strukturës, arkitektja Meri Priftuli, administrator shtetasi Fiqiri Farruku, inxhinieri topograf Ardian Bulku, inxhinieri topograf i bashkisë Fatmir Ejupi dhe drejtori i urbanistikës Adhurim Qehajaj, si dhe personat që kanë nënshkruar aktin e kontrollit të përfundimit të themelit së bashku me mbikëqyrësin e punimeve Shaban Karuli, kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të “falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, është cituar në dosjen hetimore.
Prokurorët e SPAK dyshojnë se të gjitha këto procedura janë kryer fiktivisht, vetëm për ti hapur rrugë regjistrimit ligjor të këtij objekti në Kadastër.
Top Channel