Pasi është zbardhur leja e ndërtimit në vitin 2014, në terren ka dalë topografi për të matur atë që njihet kuota “zero”.
Pra për të parë si është objekti kur përfundon ndërtimi i themeleve dhe objekti vjen në nivelin e sipërfaqes së tokës.
Ky akt-konstatimi së bashku me vlerësimin e karabinasë, duhet të ishte mbajtur në fillim të vitit 2011 kur edhe nisi ndërtimi. Në të vërtetë u krye 2 vite pasi objekti ishte i banueshëm.
Si pasojë, prokuria vlerëson, se ekspertët e bashkisë e kanë patur të pamundur të dinë nëse projekti është zbatuar siç duhet, pasi karabinaja ka qenë e veshur me rifiniturat duke e bërë të pamundur të dallohen beton armetë.
Por jo vetëm kaq! Ekspertët e prokurorisë kanë evidentuar se ndonëse këto dy akt konstatime mbajnë datat 5 dhe 27 nëntor 2014, në fakt ato janë hartuar shumë më vonë.
“Rezulton madje se ato janë përpiluar pas muajit nëntor 2014 pasi në janar dhe mars 2015, shoqëria Fakle ka bërë kërkesë që të pajiset me kontrolll piketimi dhe kuotën zero”, citohet ne dosjen hetimore.
Top Channel