Falsifikoi vdekjen, 45-vjeçari shfaqet në funeralin e tij me helikopter/ I jep një mësim familjarëve

14/06/2023 09:58

Një burrë falsifikoi vdekjen e tij dhe më pas u shfaq në funeral me një helikopter për t’i dhënë familjes së tij ‘një mësim jete’.

David Baerten organizoi një shaka të jashtëzakonshme në Belgjikë për të parë se si do të reagonin të dashurit e tij pasi të vdiste.

45-vjeçar e bëri këtë marifet pasi kishte humbur kontaktet me familjarët dhe fisin e tij.

Ai kërkoi ndihmën e gruas dhe fëmijëve të tij që ndiqnin planin e tij, madje vajza e tij madje postoi një shkrim prekës për babain e saj në mediat sociale.

Përpara funeralit ajo shkroi: U prehsh në paqe babi. Nuk do të ndalem kurrë së menduari për ty. Pse jeta është kaq e padrejtë? Pse ti? Do të bëheshe gjysh dhe e kishe gjithë jetën përpara. Unë të dua! Ne Të duam ty! Nuk do t’ju harrojmë kurrë”.

Baerten, i cili njihet si Ragnar le Fou në rrjetet sociale dhe ka 162.00 ndjekës në TikTok, mbërriti në funeral me një helikopter së bashku me një ekip xhirimi.

Ai tha: Ajo që shoh në familjen time shpesh më lëndon. Unë kurrë nuk jam i ftuar në asgjë. Askush nuk më sheh. Të gjithë u ndamë. U ndjeva i pavlerësuar. Kjo është arsyeja pse unë doja t’u jepja atyre një mësim jete dhe t’u tregoja se nuk duhet të prisni derisa dikush të vdesë për t’u takuar me ta.

Një tjetër përdorues i TikTok, i cili ishte i pranishëm, ndau një video të helikopterit që u ul në një fushë. Baerten doli jashtë dhe të gjithë të afërmit e përqafojnë

Kjo shaka është pritur me kritika të ashpra nga shumë përdorues të mediave sociale, të cilët e etiketuan atë një “shaka mizore” dhe thanë se ishte “të dhimbshme”.

Por zoti Baerten thotë se kjo “dëshmon se kush kujdeset vërtet për mua”, pavarësisht reagimeve me të cilat ai është përballur, raporton The Times.

Ai tha se vetëm gjysma e familjes së tij i shkoi në funeral, por të afërmit e tjerë i kanë kontaktuar që atëherë.

Ai shtoi: Ata që nuk erdhën, më kontaktuan për t’u takuar. Kështu që në një farë mënyre unë fitova.

Javën e kaluar, një grua u deklarua e vdekur në spital dhe u vendos në një arkivol, por më vonë u zgjua dhe goditi pjesën e brendshme të kapakut për t’i bërë të ditur njerëzve se ajo ishte e gjallë.

 

@el.tiktokeur2 Tu nous as eu on t aime mon ami on est content que tu es parmis nous ❤️❤️#pourtoii #fyp #fypシ @Ragnar_le_fou ♬ son original – Thomas faut

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA