Simptomat e kancerit të pankreasit shfaqen në përgjithësi vetëm pasi kanceri ka kaluar fazat e tij të hershme ose është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

Zbulimi i vonshëm zvogëlon efektivitetin e trajtimeve dhe shanset për mbijetesë. E për ta komplikuar edhe më tej problemin, shumë nga simptomat e kancerit të pankreasit mund të ngatërrohen lehtë me probleme të tjera shëndetësore. Testet gjenetike mund të tregojnë nëse keni një predispozitë për zhvillimin e llojeve të caktuara të kancerit bazuar në gjenomin tuaj familjar. Nëse duhet të bëni teste të tilla, kjo është një temë që duhet t’a diskutoni me mjekun tuaj. Ky artikull ju njeh me shenjat dhe simptomat e kancerit të pankreasit që duhet të dini.

Keni verdhëz

Verdhëza është një nga simptomat e para të kancerit të pankreasit. Por ajo është edhe një tregues i problemeve të tjera shëndetësore, si ato të mëlçisë ose gurët në tëmth. Kanceri në pankreas mund të rezultojë si verdhëz deri vonë. Simptomat shoqëruese janë urinë me ngjyrë të errët, jashtëqitje e verdhë ose kruajtje e lëkurës.

Humbje peshe e padëshiruar

Kjo sëmundje mund të zvogëlojë oreksin, të çojë në humbje peshe, e të godasë stomakun, duke shkaktuar të përziera dhe të vjella. Nëse një person konsumon vakte dhe ushqime të rregullta, por po humbet peshë, ai mund të jetë duke përjetuar një nga simptomat e kancerit.

Dhimbje barku

Tumoret mund të rriten mjaftueshëm duke shtyrë pankreasin drejtë organeve të tjera duke shkaktuar ënjtje, fryrje dhe dhimbje barku. Mund të prekë gjithashtu nervat rreth pankreasit dhe kjo të shkaktojë dhimbje shpine. Nga ana tjetër, dhimbja e shpinës mund të jetë simptomë e probleme të tjera shëndetësore përveç kancerit të pankreasit.

Simptoma të tjera

Kanceri i pankreasit mund të shkaktojë lodhje, të çojë në diabet ose t’a përkeqësojë atë, të shkaktojë mpiksje gjaku ose të krijojë probleme gastrointestinale.

Simptoma të tilla të vetme ose të kombinuara mund të jenë tregues edhe të problemeve të tjera shëndetësore.  Prandaj nëse jeni të shqetësuar se simptomat mund të jenë shenjë e kancerit të pankreasit, bisedoni menjëherë me mjekun tuaj./Agroweb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA