Vrapimi është një formë e shkëlqyer ushtrimi që ndihmon trupin të menaxhojë gjendjen e tij të përgjithshme.
Vrapimi i përditshëm është një formë ushtrimi aerobik i cili ndihmon trupin tuaj të qëndrojë në formë. Vrapimi çdo ditë në mëngjes jo vetëm që ju mban fizikisht në formë, por gjithashtu ju ndihmon të qëndroni të freskët mendërisht. Por shumica e këtyre përfitimeve shëndetësore të vrapimit të përditshëm, varen nga koha e ditës që vraponi dhe cila është gjendja e trupit tuaj. Pra, cila është koha e duhur kur duhet të vraponi çdo ditë?
Vrapimi është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj. Ndihmon në humbjen e peshës, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, madje përmirëson edhe funksionimin e trurit. Por të gjitha këto përfitime mund të varen nga koha e vrapimit. Vrapimi në mëngjes me stomakun bosh mund të ketë një sërë përfitimesh shëndetësore.
Çfarë ndodh kur vraponi në mëngjes me stomak bosh?
Kur vraponi me stomakun bosh, trupi juaj djeg më shumë yndyrë se muskujt. Si ndodh kjo? Në thelb, kur shkoni për vrap pasi keni ngrënë mëngjes, trupi juaj përdor karbohidratet e ruajtura në muskujt dhe mëlçinë tuaj. Trupi e përdor këtë si një burim të energjisë së tij. Kur shkoni për vrap me stomakun bosh, trupi juaj kërkon një burim alternativ të kësaj energjie që i nevojitet, duke djegur më shumë yndyrë.
Sipas ekspertëve kur vraponi me një intensitet më të ulët, trupi juaj e merr energjinë nga yndyra dhe jo nga karbohidratet.
Promovon humbjen e peshës
Humbja e peshës është një nga përfitimet e shumta që mund të shijoni, kur vraponi pa konsumuar mëngjes.
Përfitimet aerobike
Sipas studimeve, vrapimi me stomakun bosh lidhet me përmirësimin e performancës dhe aftësisë fizike, pasi efikasiteti i oksigjenit të trupit tuaj përmirësohet kur vraponi pa ngrënë.
Hidhini një sy listës së efekteve anësore me të cilat trupi juaj mund të përballet kur vraponi me stomakun bosh:
-Intensiteti i reduktuar i stërvitjes
-Rreziku i lëndimit
-Humbja e muskujve
Top Channel