Policia e Kosovës arrestoi sot njërin prej organizatorëve te sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri, ku gjatë aksionit mbetën të plagosur edhe dy efektivë të saj.
I arrestuari siç është bërë me dijë është Milun Milenkovic-Llune, një nga drejtuesit e atij që e përshkroi si formacioni kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësi i bandave kriminale që kanë terrorizuar prej vitesh qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.
Sipas të dhënave, i njëjti, në grup me të dyshuar të tjerë ka organizuar sulmet ndaj objekteve të KKZ-së me granata dore, rrjedhimisht edhe sulmet ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Llune po ashtu me grupe të organizuara kriminelësh ka sulmuar dhe rrahur të mitur, fëmijë shqiptarë që banojnë në Mitrovicë të Veriut.
Llune ka pasur rol aktiv dhe udhëheqës të bandave kriminale në organizimin e barrikadave në shtator 2021, pra gjatë procesit të reciprocitetit të targave.
Referuar zhvillimeve të fundit në veri, Llune ka organizuar grupet për të sulmuar objektet e komunave ndërsa specifikisht në Zvecan, Llune ka qenë organizator i sulmeve të grupeve kriminale dhe sulmues direkt ndaj pjesëtarëve të KFOR.
Top Channel