Tiranë/ Ishte në kërkim ndërkombëtar, bie në pranga 34-vjeçari pasi iu gjet kokainë në makinë

12/06/2023 13:38

Një 34-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit të automjetit ku udhëtonte, iu gjet një sasi e vogël kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga policia në Tiranë

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se Alidon Marqeshi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e ULM/Gjermani, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë  “Arrest në burg” për kryerjen e veprës penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Marqeshi në vitin 2017, në qytetin e Ulm, Gjermani, është konfliktuar me një shqiptar tjetër Xh. M., të cilin e ka qëlluar me sende të forta, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA