Rama në ditëlindjen e PS: Na takon të hapim shtigje të reja, të mos tretet fryma e 14 majit

12/06/2023 20:12

Në fjalën e tij për 32-vjetorin e themelimit të PS-së, kryesocialisti Edi Rama tha se Partia Socialiste do të bëjë çmos të mos “tresë frymën e 14 majit dhe të punojë për shtigje të reja”.

“Na takon që të bëjmë çmos që të mos tretet fryma e 14 majit. Kjo është frymë e jashtëzakonshme dhe e rrezikshme, prej saj vjen mesazhi për një komunitet të ri politik. Një komunitet që shikon jetën reale të çdo kujt, problemet reale të çdokujt. Kryebashkiakët duhet të hapin shtigje të reja për individët që kanë nevojë të dëgjohet, deputetët duhet të jenë garantët. Këshilltarët duhet të udhëhiqen për të bërë ndryshim kulturor duke punuar si skuadër. Prioriteti duhet të jetë njerëzillëku sepse ajo votë, ajo shumicë që kapërceu 64% në Kamëz e Shkodër, që shkoi në numra që nuk i kishim parë kurrë, është në pritje të diçkaje, është në nevojë për diçka. Fati ynë është se e kërkon prej nesh por mos mendoni nëse do presin gjatë nëse ne nuk vrapojnë. Mandati i 14 majit duhet të jetë mandat që duhet ta përfundoj rrugën e gjatë të dhënies se pronësisë mbi tokën. Sa e sa njerëz na kanë votuar dhe se kanë certifikatën e tokës që punojnë akoma. Ju kemi vënë në fond ligjin bashkive për rastet e panumërta për ata që punojnë në tokat e tyre. Sa certifikata kemi dhënë qëkur ka dalë ligji. Kalimi i shërbimit të Kadastrës vetëm në e-Albania duhet të jetë fillimi i fundit të kësaj rruge. Deputetëve iu del shpirti nga ankesat për hipotekën sepse su japin certifikatë pronësie, s’kanë si të jenë të kënaqur me ne shqiptarët por për të mos u zgjatur, ata nga ne presin zgjidhje dhe ne duhet tua japim sa më parë.  Nuk i kemi bërë mirë të gjitha, s’keni bërë aq pak gabime sa mendoni se kemi bërë, por . Sot e festojmë këtë ditëlindje në një kontestin e fitores së familjes sonë, dëshiroja të ndaja me ju se cilat janë arsyet kryesoret që jam krenar për Partinë Socialiste.“-tha kryeministri Rama.

Rama listoi edhe arsyet që siç tha ai, e bëjnë krenar për drejtimin e Partisë Socialiste.

Për mua janë tre që më bëjnë shumë krenar, e para është që prej lindjes saj, 32 vjet më parë kjo është e vetmja parti që nuk e ka humbur fillin e interesit kombëtar. Mbase jo vetëm falë kësaj partie, por Shqipëria u bë i vetmi vend i tranzicionit  pa një parti komuniste me një peshë çfarëdo qoftë. Qysh në krimin e saj, u ngrit në këmbë për të marrë një drejtim të ri duke u ndarë e një kalimi i ylberit. Do të ishte interesante të studiohej pse-ja e braktisja e partisë së punës, pa pa asnjë prapakthim nostalgjik. Sensi i veçante për interesin kombëtarë dhe natyra e saj paqësore me kundërshtarin e vet të vrazhde dhe konfliktual. Socialistët janë të të butë. Të ishte në vendin tonë ai, do na kishte bërë atë që s’thuhet, para dhe mbrapa. Ne e kemi ngjitur më lartë se kurrë ndonjëherë Shqipërinë në sytë e botës.“-tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA