Një 21-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi hodhi nga makina një armë zjarri pistoletë që mbante në brez, kur pa policinë.
21 vjeç E. Sh., ka qenë i dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kërcënime.
Makina ku 21-vjeçari po udhëtonte si pasagjer, është vënë re nga policia në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Pasi pa policinë, 21-vjeçari ka hedhur në drejtim të lumit pistoletën që mbante në brez.
Më pas policia ka gjetur në lumë, armën e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel