Fshehën mbi 25 mijë paund në makinë, për mosdeklarimin e tyre në kufi, procedohet çifti i bashkëshortëve

12/06/2023 09:46

Një çift bashkëshortësh është proceduar penalisht pasi fshehën në automjetin e tyre “Audi Q7” mbi 25 mjië paund me qëllim mosdeklarimin e tyre në kufi.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se “Shërbimet e Policisë Kufitare në Bllatë, në bashkëpunim dhe me autoritetet doganore, gjatë kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të shumave monetare, lëndëve narkotike, armëve të zjarrit, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, “Audi Q7-ën” me drejtues shtetasin E.P..”

Si rezultat kontrolleve të shtuara në këtë automjet, shërbimet policore gjetën në çantat personale të shtetasve E.P., dhe B.S., 25 070 paund, të padeklaruara konform ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E.P., 30 vjeç, dhe B.S., 30 vjeçe, banues në Britaninë e Madhe, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA