Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje/ Partitë politike shqiptare presin të jenë pjesë e qeverisë së re në Mal të Zi

11/06/2023 16:08

Përkundrejt kërcënimeve të shkruara me email-e drejt institucioneve të sigurisë, por edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se sot do të ketë shpërthime me bomba, procesi i votimit në Mal të Zi vijon pa probleme.

Shqetësimi i partive në Mal të Zi është fakti se ka një pjesëmarrje të vogël, raporton gazetari Klodian Zhivani që po ndjek procesin e votimit. Vetëm 35 për qind e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje deri në orën 15:00.

Forcat politike shqiptare presin të jenë një pjesë e rëndësishme e qeverisë së re. Edhe sipas sondazheve, qeverinë e re mund ta krijojë partia “Europa tani”, e drejtuar nga presidenti aktual në Malin e Zi, por ai nuk mund ta formojë qeverinë i vetëm, pasi i duhet koalicioni me partinë “Ura” që drejtohet nga kryeministri aktual Dritan Abazoviç, por edhe me një pjesë të pakicave, partisë shqiptare por edhe ato kroate dhe boshnjake që synojnë të marrin 10 për qind të votave në rang kombëtar për t’u bërë pjesë e qeverisë së re.

Nga zgjedhjet e kaluara, në qeveri, faktori shqiptar ka qenë mjaft i fortë. Edhe këtë herë, shqiptarët duan të jenë pjesë e qeverisë për të tërhequr më shumë investime në trevat shqipfolëse.

Top Channel