Parada e krenarisë në Athinë! Me anëtarët e komunitetit LGBTIQ bashkohet edhe Tsipras

11/06/2023 15:27

Duke mbajtur flamuj me ngjyrat e ylberit dhe me sloganin qendror “Një herë e një kohë” mijëra grekë janë mbledhur në sheshin Kotzia të kryeqytetit, për festimet e “Athens Pride”, ose Paradës së Krenarisë. 

Ka qënë një lumë shumëngjyrësh njerëzish që nën tingujt e daulleve dhe muzikës dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të komuniteteve LGBTI kanë dërguar edhe këtë vit një mesazh kumbues kundër diskriminimit dhe paragjykimit.

Njëherë e një kohë deklarimi i preferencave seksuale ishte si një përrallë që lexohej diku fshehurazi, por tashmë përrallat kanë mbaruar”, deklaruan aktivistët.

” Tani dalim në rrugë çdo vit, për të festuar, kujtuar dhe kërkuar jetën që na takon,të kemi familjet tona, të duam lirisht, pa turp, të zotërojmë trupin tonë, të mund të vendosim vetë, të mos vritemi në rrugë, të mos kemi frikë për jetën tonë”– thuhej ndër të tjera në njoftimin e organizatorëve.

Me mesazh të veçantë në tik tok ish kryeministri grek dhe lideri i Demokracisësë Re Kyriakos Mitsotakis që kërkon një mandat të ri pas dy javësh në zgjdhjet parlamentare, i referohet strategjisë së qeverisë për barazi dhe këshillon prindërit të duan pa kufij fëmijët e tyre.

“Ndërkohë dua t’u them diçka prindërve si baba. Bëni atë që është e vetëkuptueshme, duajini dhe mbështesni fëmijët tuaj”– tha lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.

Nga ana e tij  lideri i opozitës Aleksis Tsipras morri vetë pjesë në paradë dhe u takua me aktivistët, ashtu si edhe disa përfaqësues nga partitë e tjera politike, ndërsa të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis dhe krerët e delegacioneve diplomatike në Greqi.

Në fund pjesmarrësit u drejtuan tek sheshi i parlamentit, për tu kthyer përsëri më pas  në sheshin Kotzia, ku parada ka vazhduar me koncerte dhe aktivitete të ndryshme me pjesmarrjen e disa prej emrave të shquara të muzikës greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA