Kiara Tito dhe Olta Gixhari në Turqi, fotot e tyre marrin gjithë vëmendjen

11/06/2023 17:10

Dy ish konkurrentet më të përfolura të Big Brother Vip 2, Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë në Turqi, ndërsa fotot e tyre kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

Moderatorja Kiara Tito ndodhet atje për realizimin e një nga projekteve të saj që do të transmetohet së shpejti në Top Channel, “Kepi i Vipave”. Disa nga personazhet e njohur të spektaklit, do të qëndrojnë në një nga vilat më luksoze në Bodrum të Turqisë, aty ku Kiara ka realizuar edhe fotot e saj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Ajo është shfaqur tërheqëse me një fustan të shkurtër ngjyrë të verdhë e të bardhë, ndërsa e ka kompletuar pamjen me një palë syze dielli si dhe një çantë të markës Dior.

Bukuroshja ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë në postim.

Nga ana tjetër aktorja Olta Gixhari ka zgjedhur të postojë më shumë, me disa poza atraktive.

Edhe pse menduam se do të jetë pjesë e “Kepi i VIP-ave”, ylli po shijon pushimet me familjen e saj dhe së fundmi ka ‘çmendur’ rrjetin me pozat e fotove të fundit, ku e veshur me bikini ka treguar format e bukura trupore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

“Lumturia pas një surprize”, ka shkruar ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

“Kush e pëlqen diellin”, shkruan ajo në postimin tjetër.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

FOTO GALERI
1/7

Top Channel