Arbër Hajdari ka treguar momentet më të vështira gjatë dy edicioneve të “BBV” tek emisioni “S’e luan topi” me moderatoren Erjona Rusi.
Sipas tij momentet më të vështira kanë qenë kur banorët e “Big Brother” kanë përfunduar në spital duke theksuar rastin e Luizit dhe Fifit.
Erjona Rusi: Po momentet më të vështira qoftë në këtë edicion apo në të kaluarin, kush ka qenë?
Arbër Hajdari: Momentet më të vështira kanë qenë kur kishin të bënin me spitale.
Erjona Rusi: Kur shkoi Luizi në spital?
Arbër Hajdari: Po dhe ai, po edhe vjet Fifi. Kanë qenë momente që ti thjesht gjendesh dhe duhet disa kohë të marrësh veten për të kuptuar se çfarë po ndodh.
I pyetur se me cilën nga opinionistet që ka patur në krahë ka shkuar më mirë përgjatë dy edicioneve të “BBV”, Balina Bodinaku apo Zhaklin Lekatari, ai shprehet se me Zhakun ka pasur raporte me të mira. Ata kanë vazhduar miqësinë e tyre edhe jashtë kamerave, ku përmes takimeve kanë folur për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me shoqërinë tonë.
Sa i përket raporteve me ish-banorët e “Big Brother”, Arbëri shprehet se ka marrëdhënie të mira me të gjithë dhe çdo gjë që ka ndodhur gjatë edicionit, është lënë po aty.
Top Channel