Të huajt që zgjedhin Shqipërinë/ Podcasti i Ramës “Flasim” me tre të huaj dhe një shqiptare

10/06/2023 12:16

Kryeministri Edi Rama, podcastin e radhës ia kushtoi tre të rinjve nga  Amerika, Argjentina dhe Zvicra, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqiptarë. Bashkë me ta edhe një shqiptare.

Uarda, e cila pas shumë vitesh në Berlin është kthyer në Shqipëri.

“Këto tre vite që kam në Shqipëri, më duket se një herë në javë, i përgjigjem kësaj pyetje.”

Kryeministri Edi Rama: Se të tjerët të thonë po ç’ tu desh që u ktheve?

Uarda: Po, po, po. Madje në fillim jam ndier edhe shumë keq kur u ktheva sepse jam ndier shumë e gjykuar. Ishte një lloj sjellje…

Kryeministri Edi Rama: Sikur kishe dështuar. Si ‘’looser’’.

Uarda: Po, që në fakt jeta ime në Berlin ishte shumë e mirë. Unë lashë pas familjen, shoqërinë, punën sepse kisha nevojë shumë për një vend të ri. Edhe kur vendosa ta lija Gjermaninë pas një cikli mbi 10 vjeçar, po mendoja vërtet Europën dhe e konsiderova me shumë naivitet vetëm vendet ku flisja gjuhën. Nuk kisha qejf, tani 30 vjeç, të filloja të mësoja gjuhën nga e para. Kështu që, Shqipëria ishte një nga vendet ku unë flisja gjuhën dhe Tirana pati një sharm që ishte kryeqytet, që ishte në Europë dhe që unë me biçikletë mund të shkoja kudo.

Martini nga Argjentina tregoi përse zgjodhi të jetojë në Shqipëri.

Martini: E lashë Argjentinën para pesë vjetësh dhe kam udhëtuar dhe, në fakt, një nga vendet e para që vajta të vizitoja ishte Shqipëria në vitin 2018. Ndenja dy muaj këtu, më duket, udhëtova nëpër vend dhe nga mund të them se është vendi më i bukur që kam vizituar se ishte krejt ndryshe nga të tjerët. Unë nuk ndihem i huaj këtu. Është më shumë si një vend familjar, si një Buenos Aires i vogël, siç e thashë më parë, por mendoj, gjithashtu, se ndjenja e sigurisë që merr këtu, është shumë e rëndësishme për mua. Andej nga vij unë, sidomos në këto kohë, ti kurrë nuk e di ç’të ndodh kur del në rrugëve natën, për shembull. Pra, të ndjerit i sigurt, është ajo që më solli këtu.

Ouen, nga SHBA tregoi dallimin mes mikpritjes të një amerikani në vende të ndryshme të botës me atë në Shqipëri.

Ouen: Kur je një njeri që kur takon të tjerët iu thua jam nga Shtetet e Bashkuara, në botë, shpesh nuk është se pritesh shumë ngrohtë prej kësaj dhe kjo është diçka me të cilën mësohesh dhe thua “e di, e di”. Ndaj, ishte intriguese të vije këtu e t’u thoje të gjithëve kur pyesnin: “Nga je?” “Nga Shtetet e Bashkuara.” “Ah, nga Amerika”, se kjo është fjala që përdorin njerëzit këtu dhe njerëzit thjesht tregoheshin entuziastë: “O, sa mirë!” Pastaj fillojnë të flasin për familjarë që kanë apo që e kanë vizituar. Kështu që, m’u desh pak sa të mësohesha me këtë.

Musa nga Zvicra zbulon ndjesinë e të huajve momentin kur u duhet të largohen nga Shqipëria.

Njerëzit, në momentin që vijnë, të vetmin problem që kanë është të kthehen në vendin e tyre e të thonë: “Betohem në Zot që kanë energji elektrike”. Ja që, kështu është, por gjërat. Po ngadalë dhe i sigurt – me njerëzit që mund të shoh këtu në tryezë – po, vendi juaj është e ardhmja e Europës, është e sigurt. Njerëzit nuk dinë asgjë rreth kulturës suaj, rreth Ilirëve, asaj çfarë  keni qenë dhe çfarë do të jeni në të ardhmen. Personalisht, jam mjaft i prekur nga mikpritja juaj. Realiteti, mënyra si të shihni në sy, është moment i së vërtetës, njerëz të fjalës. Kjo është.

Edi Rama: Shumë faleminderit! Këta ishin refugjatët e lumtur dhe unë jam realisht shumë i frymëzuar sa herë që jeta më sjell pranë njerëzve si Uarda, si Martin, si Ouen, si Musa të cilët kanë brenda atë dhuratën e “joy of life” dhe kanë gjetur në Shqipëri vendin ku “dhurata” e tyre mund të shumëfishohet.

Top Channel