Luiz Ejlli do marrë pjesë si opinionist në puntatën e sotme të “Për’puthen” në Top Channel.
Në një video të publikuar, Luizi shihet duke biseduar me grimieren dhe shprehet se sot do bëhet nami në emision.
“Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”. E kam pasur dhe e kam. E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa ç’do bëhet sot në “Për’puthen” nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë isha mirë!”, u shpreh Luizi.
Sot pritet që të jetë një puntatë mjaft interesante e “Për’puthen”, ku të gjithë janë kuriozë se çfarë do thotë Luizi para konkurrentëve.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, gjatë një debati me Efin, Luizi e ka kritikuar këtë emision, duke theksuar se nuk do të lejonte kurrë që motra e tij të merrte pjesë në një program të tillë. Pas daljes nga “Big Brother”, ai ka shpjeguar se deklaratën e ka thënë në kuadër të lojës.
Top Channel