Victoria Beckham i dorëzon Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij, një përpjekje për pajtim pas konfliktit familjar
Britney Spears ka reaguar së fundmi ndaj teoristëve të konspiracionit duke konfirmuar se ‘sigurisht’ që nuk ka vdekur.
Megjithse ish-pop star-ja ishte në një kujdestari të ashpër deri në nëntor 2021 prej problemeve mendore, tashmë Spears po bëhet gjithnjë e më vokale në rrjetet sociale.
Ajo ankohej më parë për kujdestarinë që i ishte lënë babait të saj Jamie, derisa arriti t’i shmangej.
Më herët ajo shkruante për një foto në Instagram: “Pashë sot këtë dhe nisa të qaj si një fëmijë !!! Ishte viti i dytë që punoja në Las Vegas !!! Nuk më lejojhej as të pija dhe as të dilja me grupin e stafit!!
Pas postimit në rrjet nisën zhurmat se Britney mund të ketë vdekur.
Por 41-vjeçarja siguronte fansat se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se kjo ishte vetëm një kujtesë se duhet të nisë të jetë më aktive.
Spears tha më tej: “Nuk jam duke bërë një homazh, unë nuk jam një njeri i vdekur!!! Është vetëm një kujtesë për kohën kur dilja në pistën e vallëzimit dhe tundja të pasmet”.
Ajo vazhdonte më tej: “I mbani mend gjërat që bënim kur ishim të pafajshëm !!!
Spears shtonte në fund të postimit se kishte ndaluar komentet në llogarinë e saj në Instagram, edhe pse tashmë llogaria është fshirë fare.
Këngëtarja thotë gjithashtu se ka rinisur marrëdhnënien me nënën e saj Lynne Spears pas një prishjeje të gjatë.
Rrjeti Page Six shkruan se nëna e saj shkoi me avion në Los Angeles muajin e kaluar për ta takuar pas disa vitesh. Takimi siç raportohet kishte zgjatur rreth 30 minuta.
Spears shtonte: “Momenti që buzëqesha, që nuk e kisha bërë prej kohësh. Nëna ime shqetësohet shumë, ‘C’ke që sillesh kështu më thotë’, por unë i përgjigjem: ‘A më njeh mua, e kam emrin Britney Spears …!!!”
Top Channel