Abuzoi seksualisht me të kur ishte fëmijë, mbesa denoncoi gjyshin në 100-vjetorin e tij

09/06/2023 14:20

Një grua ka treguar historinë e jetës së saj, ku që e vogël u abuzua seksualisht nga gjyshi.

Historinë e saj ajo e ka treguar për median e huaj Metro, ku flet për ndjesitë ndër vite dhe pasojat që ka pasur gjatë gjithë jetës nga ky abuzim.

“’Mos i thuaj nënës tënde’, më kujtohet qartë gjyshi im duke e thënë këtë me zë të ulët, pasi kishte përfunduar sulmin seksual ndaj meje në dhomën time të gjumit. Isha shumë e re për të kujtuar se kur dhe si filloi, ndoshta në mesin e viteve 1970 kur isha rreth pesë vjeç ose më e re. Por u ndjeva e pisët dhe e izoluar, duke besuar se isha e keqe dhe e pavlerë.

Ai ndaloi së më ngacmuari seksualisht kur isha rreth tetë vjeç, por zemërimi dhe trauma vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Ngurrimi i shoqërisë për të diskutuar abuzimin seksual të fëmijëve, lejon që ky krim i tmerrshëm të lulëzojë. Por ne mund ta ndryshojmë këtë, kjo është arsyeja pse unë po ndaj historinë time”, u shpreh ajo.

Gruaja e abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë, tregon se gjatë gjithë asaj kohe e fajësonte veten për këtë abuzim, kështu preferoi të heshtte.

“Vetëm kur pashë një dokumentar për abuzimin seksual të fëmijëve , kuptova se ajo që më kishte bërë  gjyshi nuk ishte faji im.  Unë isha rreth 15 vjeç në atë kohë dhe u ndjeva e lehtësuar që ajo që më kishe ndodhur nuk ishte faji im, por sërish isha shumë e zëmëruar. Kur mbusha të 20-at, kuptova se gjyshi im njihej tashmë si një ngacmues fëmijësh, por ai ishte mbrojtur nga pjesëtarët e familjes dhe nuk ishte dënuar kurrë më parë”, tregoi ajo.

Në moshën 29-vjeçare, gruaja donte të denonconte gjyshin e saj për krimin që kishte bërë, por u pengua nga familjarët e saj, të cilët i ushtronin presion dhe e quanin atë egoiste.

“Kur doja të raportoja krimet e gjyshit tim në moshën 29-vjeçare, familjarët më bënë presion që të heshtja, më quanin egoiste dhe më thoshin se do ta ndaja familjen. Gjyshja ime madje kërcënoi se do të vriste veten. Për fat të keq, qëndrova e heshtur dhe mbajta barrën e turpit vetëm. U ndjeva e zemëruar, e tradhtuar, e frustruar dhe sikur askush nuk kujdesej për mua.

Kjo barë që po mbaja për brenda u rëndua edhe më shumë me kalimin e kohës. 15 vjet më vonë, në ditëlindjen e 100-të të gjyshit tim, kur ai u quajt një hero lufte dhe idhull, në vend të një pedofili që ishte në të vërtetë, bëra denoncimin. Ishte viti 2015 dhe ishte një lehtësim i madh.

Dhëna e dëshmisë ishte traumatike sepse më bënë pyetje të tilla si ‘si ishte frymëmarrja e tij’, ‘çfarë shijonte’ dhe ‘si ndihej lëkura e tij’ kështu që më duhej të rijetoja të gjitha detajet e tmerrshme. Fatmirësisht, oficerët me të cilët kam punuar personalisht ishin shumë të mirë”, tregon ajo.

Ajo tregon më tej se çështja gjyqësorë zgjati dy vite që e rraskapitën atë mendërisht dhe emocionalisht dhe në vitin 2017 ai mori dënimin dy vjet me kusht.

“Gjyshi im në fakt vdiq menjëherë pas çështjes gjyqësore. Sa për mua, unë kurrë nuk do të ndaloj fushatën për të drejtat e të mbijetuarve të abuzimit seksual të fëmijëve, është kaq e rëndësishme për mua që ta kthej dhimbjen time në fuqi”, tregoi gruaja.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA