Turqia bllokon rrjetin erotik me pagesë pas urdhrit të gjykatës dhe ankesave (fotot)

08/06/2023 16:53

Urdhri i gjykatës për ndalimin e platformës vjen pas një fushate të gjerë në rrjetet sociale ku modelet erotike të OnlyFans akuzoheshin për “vulgaritet” dhe “imoralitet.”

Platforma tashmë e njohur ‘e maniakëve seksualë’ OnlyFans është ndaluar në Turqi pas një urdhri të gjykatës penale të Stambollit.

Vendimi i 7 qershorit urdhëron bllokimin e faqes së internetit për të rritur, e cila funksionon me abonime te modele të caktuara që krijojnë përmbajtjet e tyre erotike, ose dhe sipas pagesës për specifika të kërkuara nga vetë përdoruesit, njoftonte Shoqata e Lirisë së Shprehjes.

E përditshmja vendase Cumhuriyet citonte një deklaratë  të rregullatorit vendas që përshkruante rrjetin si promovues të “akteve imorale, me metoda të përçmuara”.

“Disa modele fitojnë rreth $10,000 në muaj nga postimet pornografike që kanë pasoja të rënda në shoqërinë tonë, veçanërisht te të rinjtë që nxiten te këto mënyra të mbrapshta për të fituar para të shpejta”, thuhej në argumentim.

Por edhe përpara ndalimit, OnlyFans ishte përballur me shumë akuza “vulgariteti e degjenerimi” në lidhje me përmbajtjet që i përshtateshin kërkesave nga më imoralet të përdoruesve të ndryshëm’.

Akuzat dhe urrejtja ndaj platformës u organizuan në një fushatë në Twitter më hashtag #OnlyFansKapatılsın (Mbyllni OnlyFans).

Turqia ka vendosur kufizime ndaj shumë rrjeteve pornografike dhe disa mijëra rezultojnë të mbyllura nga autoritetet në vend.

Kufizimet vijnë që prej iniciativave ligjore për kontrollit të përmbajtjes online në vitin  2007.

Analistët amerikanë të Freedom House, në një raport të vitit për lirinë e shtypit 2022 kritikonin Turqinë për masat, duke thënë se kishte bllokuar 467,000 adresa URL shumica e të cilave me përmbajtje pornografike, tashmë mes të cilave është dhe OnlyFans.

FOTO GALERI
1/3
Cumhuriyet citonte një deklaratë të rregullatorit vendas që përshkruante rrjetin si promovues të "akteve imorale, me metoda të përçmuara".

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA