Shkodër/ Iu gjetën 35 bimë kanabis në pronën e tij, vihet në pranga një 41-vjeçar

07/06/2023 11:04

Një 41-vjeçar nga fshati Trush në Shkodër është arrestuar, pasi iu gjetën në pronën e tij 35 bime kanabis.

Disa bimë u sekuestruan si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Një qytetar tjetër nga Shkodra është vënë nën hetim pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka shkaktuar prishje të qetësisë publike, duke qëlluar në ajër, me armë imituese, e cila u gjet më pas nga policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një 25-vjeçar po ashtu nga fshati Gruda e Re në Shkodër, po hetohet në gjendje të lirë pasi është kapur duke transportuar me kamion, dru për zjarr, të prera në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA