Video/ Gruaja në palestër përfundon gjysmë lakuriq kur pengohet dhe ‘zhvishet’ nga makineria e vrapimit (fotot)

06/06/2023 15:27

Në një moment sa qesharak dhe të pafat, getat e një gruaje u tërhoqën poshtë nga makineria e vrapimit ku po stërvitej, pasi u pengua dhe u rrëzua në të.

Objekti i videos qesharake virale thuhet se është Alyssa Konkel, nga Illinois, në SHBA, e cila justifikohej se gjithçka nisi kur lidhësja e atletes i ngeci diku, duke të bërë të rrezohej në mënyrë kaotike dhe më pas të zhvishej nga mesi e poshtë nga makineria.

Pamjet që janë bërë virale online tregojnë 26-vjeçaren e veshur me rozë në të sipërmet dhe me geta të zeza poshtë, që papritur rrëzohet në rripin e vrapimit dhe teksa përpiqet të mbahet te dorëezat, asaj i zhvishen kofshët e të pasmet teksa rripi i ‘thith’ rrobat.

Alyssa tha: “U ndjeva shumë e turpëruar, duhet të largohesha menjëherë, unë po bëja vrapimin në palestër kur të poshtmet e mia m’i thithi makineria.”

“Vetëm kur pashë përsëri videon kuptova se më ishte kapur diku lidhësja e këpucës çka bëri të rrëzohesha”.

“Unë u ngrita menjëherë dhe u përpoqa të ngrija getat lart sepse më kishin dalë të pasmet. Por isha lënduar gjithashtu në fytyrë, në buzë dhe në gjunjë”.

“Falë Zotit nuk kishte shumë njerëz në palestër dhe një zonjë erdhi të më ndihmonte duke më pyetur nëse isha mirë”.

Por në video duket se megjithë përpjekjet e saj për t’u ngritur në këmbë ajo mezi arrin të qëndrojë drejt duke u mbajtur në dorezat e makinerisë.

E reja tha më tej: “Kjo më kishte ndodhur dhe një herë tjetër kur isha dhjetë vjeçe dhe shumë e dobët, tani jam e tmerruar nga keto makineritë, do të nis të punoj vetëm me pesha të rënda”.

FOTO GALERI
1/3
Në një moment sa qesharak dhe të pafat, getat e një gruaje u tërhoqën poshtë nga makineria e vrapimit ku po stërvitej

Top Channel