Përplasja e trenit në Indi/ Vëllai shpëton 10-vjeçarin e bllokuar nga shtatë trupa të pajetë

06/06/2023 13:33

Një djalë 10-vjeçar ka treguar tmerrin që ka përjetuar gjatë përplasjes së trenit në Indi.

Të premten e kaluar, një tren u përplas pranë distriktit Balasore, në Indinë lindore, duke vrarë 278 njerëz dhe duke plagosur rreth 1200 të tjerë.

Ishte aksidenti më e rëndë i trenit në Indi për më shumë se dy dekada dhe shkak është bërë një dështim i sinjalizimit.

Treni i pasagjerëve mori një sinjal të pasaktë dhe hyri në një shirit anësor që përdoret për parkim, ku u përplas në një tren mallrash të ngarkuar me mineral hekuri.

Pasi trenat u përplasën, Debasish Patra, 10 vjeç, mbeti i bllokuar poshtë 7 pasagjerëve të vdekur, përpara se të shpëtohej mrekullisht nga vëllai i tij më i madh dhe fshatarët të shtunën, pas disa orësh.

Debasish dhe disa anëtarë të familjes së tij po udhëtonin për në Bhadrak në Odisha kur ndodhi aksidenti.

“Disa minuta pasi treni u nis nga Balasore të premten në mbrëmje, unë isha ulur pranë nënës sime dhe papritmas u dëgjua një zhurmë e madhe e ndjekur nga një hov masiv dhe gjithçka u errësua. Kam humbur vetëdijen. Kur hapa sytë, kisha dhimbje të tmerrshme dhe u bllokova nën një grumbull trupash,” tha 10-vjeçari për Times of India.

Një spital lokal ka filluar të ruajë viktimat e paidentifikuara, ku janë më shumë se 100 trupa që nuk janë tërhequr ende nga familjarët.

Të afërmit e shqetësuar të pasagjerëve të vrarë në aksident u rreshtuan jashtë Institutit të Shkencave Mjekësore të Indisë të qytetit lindor.

Jashtë spitalit ndodheshin dy ekrane të mëdha që tregonin fotot e trupave, me fytyrat të gjakosura dhe të djegura saqë vështirë se njiheshin.

Çdo trup kishte një numër të caktuar dhe të njerëzit qëndronin pranë ekranit dhe shikonin për të gjetur të afërmit e tyre.

Deri më tani janë identifikuar vetëm 45 trupa dhe 33 u janë dorëzuar të afërmve, tha Mayur Sooryavanshi, një administrator që po mbikëqyrte procesin e identifikimit në spitalin në kryeqytetin e shtetit Odisha.

Upendra Ram filloi të kërkonte për djalin e tij, Retul Ram, të dielën pasi udhëtoi 520 milje nga shteti fqinj Bihar.

“Dua të marr trupin e pajetë dhe të kthehem në shtëpi. Ai ishte një djalë shumë i mirë”, tha Ram për AP. Gruaja dhe vajza ime nuk mund të ndalojnë së qari në shtëpi. Ata po më kërkojnë që ta kthej trupin shpejt.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel