Fiks Fare/ “S’ke për të kaluar sa të jem unë gjallë”, konflikti në Shkodër që nisi nga Kadastra, regjistroi rrugën si pronë private!
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali në Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë arrestuar sekretarja e përgjithshme, Joana Duro dhe tre persona të tjerë.
Në përgjimet ku administratori i kompanisë “Dricons”, Vladimir Topi flet për paratë që do jepeshin sipas burimeve të Anila Hoxhës , tregohet skema se si u krye procedura dhe se si u krye pagesa.
Anila Hoxha tha se në një moment nëpunësja Laureta Sheti telefonon Vladimir Topin dhe e pyet “ po mua do më jepni ndonjë gjë apo do bëj vetëm korrierin” .
Ai i përgjigjet “ ja t’i nis direkt”. Nëpunësja Sheto refuzon duke insistuar “ tani t’i sjell Silvi” , i cili është i arrestuari i katërt me detyrë inxhinier pranë kompanisë.
Ky i fundit këmbëngul se nuk kishte dijeni që zarfi kishte para, ndërkohë që sekretarja e përgjithshme Joana Duro ka thënë se kishte kujtuar që zarfi kishte çokollatë meqenëse shoqja e saj i kishte thënë se kishte diçka të ëmbël.
GJKKO la në burg sekretaren e përgjithshme, Joana Duro, zyrtaren Laura Shteton dhe inxhinierin e firmës “DRICONS”, Silvi Shehi, ndërsa vendosi masën arrest shtëpie” për administratorin e kompanisë Vladimir Topin.
Top Channel