Mbi 100 trupa të paidentifikuar pas aksidentit vdekjeprurës të trenave në Indi

06/06/2023 11:18

Autoritetet indiane bëjnë thirrje të vazhdueshme që familjarët të ndihmojnë në identifikimin e mbi 100 trupave që ende kanë mbetur në spitale, pasi 275 njerëz u vranë në përplasjen hekurudhore më vdekjeprurëse të vendit në më shumë se dy dekada.

Bëhet fjale për aksidentit hekurudhor të 2 qershorit, kur një tren pasagjerësh goditi një tren mallrash të palëvizshëm, doli nga shinat dhe goditi një tren tjetër pasagjerësh që lëvizte në drejtim të kundërt.

Deri në mbrëmjen e 5 qershorit, rreth 100 trupa nuk ishin identifikuar ende, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shëndetësisë Shtetërore për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Bijay Kumar Mohapatra, drejtor i Shëndetësisë në Odisha, tha se autoritetet po përpiqeshin të siguronin kontejnerë frigorifer për të ndihmuar në ruajtjen e trupave të paidentifikuara.

Hetimet për aksidentin përveçseveçse kanë nisur dhe raportimet preliminare tregojnë se një defekt në sinjal ka shkaktuar përplasjen.

Përplasja e tre trenave në mbrëmjen e së premtes, është përshkruar si aksidenti më i rëndë me trena në Indi, këtë shekull.

Më shumë se 1.000 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitale. /REL

Top Channel