Do “shterojë” Krimenë: Rusia shkatërron digën gjigande në Ukrainë

06/06/2023 11:35

Kievi akuzoi Moskën për shkatërrimin e një dige gjigante dhe një stacioni hidroelektrik në jug të Ukrainës, çka sipas autoriteteve vendase rrezikon përmbytje masive të zonave përreth.

Mijëra banorë që jetojnë përgjatë lumit u urdhëruan të evakuohen me urgjencë. Zyrtarët rusë nuk e morën përgjegjësinë e sulmit, por deklaruan se në fakt diga Kakhovka u dëmtua nga sulmet ushtarake ukrainase në zonën e kontestuar. Pasojat mund të jenë të mëdha: përmbytje e shtëpive, rrugëve dhe bizneseve në rrjedhën e poshtme; ulje e niveleve të ujit në rrjedhën e sipërme që ndihmon në ftohjen e termocentralit më të madh bërthamor të Evropës; dhe shterjen e furnizimeve me ujë të pijshëm në jug në Krime, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht.

Shkatërrimi i digës shtoi një element të ri kompleks në luftën e Rusisë në Ukrainë, tashmë në muajin e saj të 16-të, ndërsa forcat ukrainase vazhdojn ë përgatitjet për një kundërofensivë të pritur prej kohësh në një zonë prej më shumë se një mijë kilometrash të vijës së frontit në lindje dhe në jug të vendit. Operatori bërthamor i Ukrainës Energoatom, tha në një deklaratë në rrjetin Telegram se shpërthimi i digës “mund të ketë pasoja negative për termocentralin bërthamor të Zaporizhias”, pranë digës, por tani për tani situata është “e kontrollueshme”.

Llogaritet se një shembje e tërësishme e digës do të merrte me vete pjesën më të madhe të bregut të majtë dhe një rënie e ndjeshme e nivelit të rezervuarit mund ta lërë centralin bërthamor pa ftohjen thelbësore, dhe të shterojë furnizimet me ujë në veri të Krimesë.

Top Channel