Në ditën e njëmbëdhjetë të protestës, protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë filluar të mblidhen edhe sot para ndërtesave komunale në Veri.

Nata e mbrëmshme ka kaluar e qetë në këto komuna, raporton KosovaPress.

Për dallim nga herat tjera, gjatë ditës së djeshme në komunën e Zubin Potokut nuk ka pasur protestues, ndërsa qytetarët serbë kanë festuar “Ditën e përkujtimeve’.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale në ruajtje të rendit.

Aktualisht situata e përgjithshme në këto tre komuna paraqitet e qetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA