Një automjet i Policisë së Kosovës sapo është bllokuar dhe sulmuar me mjete të forta nga protestuesit në Zveçan.

Automjeti në të cilin ndodhen tre policë, gjatë patrullimit afër ndërtesës së komunës, sapo është vërejtur nga protestuesit të njëjtit i kanë dalë nga ana tjetër dhe e kanë bllokuar.

Si pasojë e sulmit me gurë, veturës i është thyer xhami, dhe më pas është larguar nga ai lokacion. Aktualisht tre policët nuk janë lënduar dhe rasti po hetohet. Ndërsa me të kuptuar situatën, numri i atyre që e kanë bllokuar automjetin po rritet.

Në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, serbët po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale, si dhe praninë e Policisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

Si pasojë e veprimeve të protestuesve kanë mbetur të lënduar disa policë dhe pjesëtarë të KFOR-it. Gjithashtu, janë djegur dhe dëmtuar vetura të Policisë së Kosovës dhe të mediave. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë.

Ky veprim i institucioneve të Kosovës është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian derisa kanë kërkuar shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri. Javën që shkoi, ndërkombëtarët i kërkuan Kosovës që të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës. Pas situatës së krijuar në veri të vendit, sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA