Në një përpjekje për të ulur tensionet, përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbërritur në Prishtinë, ku pritet të fillojë takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Qëlimi i këtij takimi është diskutimi i situatave të krijuara në veri në vendit, dhe po ashtu edhe tri kërkesat e BE dhe SHBA-së sa i përket depërshkallzimit të situatës atje.
Gjatë ditës së nesërme do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani, dhe më pas do të takojnë edhe liderë e partive opozitare.
Gjithashtu takime do të ketë edhe përfaqësues të komunitetit serb. Qëllimi kryesor është të shkohet drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit, të largohet policia dhe të bëhet dhe kthimi i serbëve në institucioneve.
Top Channel