Koncerti solo i Olen Çezarit/ Gjirokastër, përshëndet festën kombëtare të Italisë

05/06/2023 12:31

Olen Çezari ishte në Gjirokastër në një koncert solo të jashtëzakonshëm i ftuar për të përshëndetur festën kombëtare të Italisë.

Ai solli në skenën e teatrit të qytetit disa nga kulmet e muzikës italiane që nga motivet e Dolce Vita të Ninno Rotta tek kolonat zanore të fituesit të disa Oscar-ve “La vitta e bella” apo kolonat zanore të “Na ishte një herë Amerika” , “Gladiatori” apo “Piratët e Karaibeve.

Olen Çezari ndau me publikun momente të rralla nga jeta e tij si dhe raportin profesional me Ennio Morricone. Ai solli për publikun gjithashtu pjesë të kompozuara prej vetë atij si “Sailing” një magji e udhëtimit me varkë nga Italia në Shqipëri apo “Love” kompozim dedikuar një prej 7 mrekullive të botës , Murit të Madh Kinez.

“Ishte enkas për sot repertori. Ekziston një repertor që fillonte me melodi të filmave, vazhdonte me melodinë e filmave italiane, të cilat unë personalisht kam pasur të bëj. Kam treguar historitë që i kam përjetuar unë me këto kompozitorë që pastaj kam fituar çmimet Oscar. Jam shumë i lumtur me këtë koncert këtu në Gjirokastër. Nuk e njihja këtë teatër, këtë perlë të vogël këtu në Gjirokastër, një super teatër. Hajdeni dhe zbulojeni”, u shpreh Olen Çezari.

Çezari gjithashtu përcolli emocionet e Ave Maria performancë e mbajtur në Rio de Janeiro mbi monumentin e Krishtit.

 “Gjirokastra është një nga stacionet tona të preferuara. Ne besojmë se kultura bashkon dhe është në gjendje të rrisë dhe të zhvillojë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Me Olen Çezarin një nga violinistët më të mirë në botë, këtë vit besoj se kemi sjellë një dhuratë të çmuar për publikun këtu”, u shpreh Iva Palmieri, konsulle e përgjithshme e Italisë në Vlorë.

Më herët në kuadër të aktiviteteve kulturore u shfaq dokumentari “ Çatitë e kuqe në qytetin e gurtë” nga Brikena Metaj. Ndërsa mbrëmja u shoqërua me ritme napolitane dhe muzikë të zgjedhur italiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA