Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë tyre disa vjeçare të dielën.
Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë.
Elgiti: Ne kemi zgjedhur të jemi bashkë dhe jo vetëm për dashurinë, për të hedhur çdo herë një hap më shumë. Ti e di çfarë je për mua, je ylli më i bukur mes miliarda yjesh që shkëlqen më shumë se kushdo. Ti kudo ku shkel bën dritë, jo vetëm se je shumë e bukur, por se ke një zemër që ndriçon, ti je muzika, je frymëzimi, je çdo fjalë e bukur.
Klea: Zihemi edhe ne si të gjithë ata që duhen fort, por sot jemi këtu për të thënë që fati tregon se jemi destinuar për të qenë bashkë. Shpirti im e mban mend kur kërkoje diell në sytë e mi kur brenda teje kishte stuhi? Dashuria kështu është, mot i paqëndrueshëm, por u ndriçon jetën atyre që dashurojnë fort. Herë ti dielli im e herë unë dielli jot. Ma ke ndryshuar jetën sepse ke dit gjithë dashninë me ma dhënë. Çfarë kam dashur nga jeta sot i kam të gjitha. E vetmja gjë që i kërkoj zotit është të plakem me ty edhe këtë moment ta shikojmë bashkë me Kridin. Ti dhe Krid jeni bota për mua.
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë disa vjeçare në martesë.
Artistja zgjodhi dy fustane të bardhë, një fustan saten ngjitur pas trupit dhe të dytin me copë dantelle.
Nga ana tjetër, këngëtari dhe kompozitori i famshëm zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.
Në janar të vitit 2020, të veshur si nuse dhe dhëndër, Klea dhe Elgiti realizuan një set fotografik në shkretëtirën Agafay, në Marrakesh të Marokut.
Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.
Top Channel