Komisioni Evropian ka bërë thirrje që platformat online të jetë të gatshme të identifikojnë dhe të etiketojnë përmbajtjet e gjeneruara me anë të të Inteligjencës Artificiale (IA) me qëllim shmangjen e dezinformimit.

Por a mund të ruajë BE ritmin me zhvillimin e teknologjisë, ngre me të drejtë pyetjen rrejti gjerman Deutche Welle.

Aktualisht i është kërkuar grupeve si Google, Facebook, YouTube e TikTok të detektojnë videot e fotot e krijuara nga inteligjenca artificiale  (AI) dhe që ato të etiketohen qartësisht për përdoruesit e rrjetit, me qëllim të shmangen iluzionet, paditura apo utopia të shikuesit e rrjetit.

Brukseli duket se trembet e IA po krijon terrenin për përhapjen e lajmeve të rreme dhe informacioneve të dyshimta.

“Mjete të avancuara komunikimi si ChatGPT janë të aftë të krijojnë përmbajtje shumë pranë reales, për çështje disa sekondash,” tha sot komisionerja e BE, Vera Jourova.

“Gjenerues imazhesh krijojnë foto në dukje autentike të eventeve që nuk kanë ndodhur kurrë dhe kjo është informacion i rremë. Gjenerues zëri mund të imitojnë zërin e një personi bazuar vetëm në mostra të foluri prej vetëm disa sekondash,” tha Jourova.

Ajo shtonte se makineritë nuk kanë të drejtë për “liri fjale” prandaj i ka kërkuar 44 kompanive nënshkruese të kodit të praktikës kundër dezinformimit të ndihmojnë për identifikimin e përmbajtjeve  të Inteligjencës Artificiale.

“Etiketimi duhet të nisë sa më parë,” tha ajo.

Aktualisht nuk ka obligim për kompanitë që të zbatojnë kërkesën e fundit të Brukselit pasi kodi i praktikës është thjesht vullnetar. Eksperti i ekonomisë dixhitale Andrea Renda, tha se për zbatimin e kërkesës ka jo vetëm barriera ligjore por dhe teknike.

“Asgjë nuk garanton se mund të kryhet detektimi i përmbajtjeve të krijuara nga IA,” tha ai për rrjetin DW duke shtuar se mund të bëhen përpjekje por rezultatet do të jenë “shumë larg nga 100%.”

Ndërsa Jourova shtonte se ishte siguruar nga kreu i Google, Sundar Pichai. “E pyeta nëse kanë teknologjinë për detektimin e përmbajtjeve të krijuara ng IA dhe etiketimin e tyre në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë se çfarë po shohin. Ai më tha ‘po’.Jemi duke e krijuar dhe duke e përmirësuar’,” tha ajo.

FOTO GALERI
2/3
Jourova shtonte se ishte siguruar nga kreu i Google, Sundar Pichai

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA