Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak si dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, për emërimin e Slagjna Pantoviçit në pozitën e nënkryetares së Komunës së Zveçanit.

Vendimi për emërimin e Pantoviçit është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci, gjatë ditës së hënë. Sllagjna Pantoviç ka qenë kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit.

Pak para zgjedhjeve të 23 prillit, në një intervistë për KosovaPress, Pantoviç kishte akuzuar Listën Serbe se e kishte shndërruar veriun si një Kore të Veriut ku serbët lokalë jetojnë në terror.

Pantoviç, pati thënë se se të gjithë serbët në veri janë të detyruar të zbatojnë urdhrat që vinin nga Lista Serbe, nëse i kërkohej të shkonin në tubime ishin të detyruar të dilnin, gjithashtu nëse iu kërkohej të dilnin në barrikada duhej që serbët të dilnin në barrikada.

Pantoviç që me profesion është juriste, pati thënë se bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe komuniteteve të tjera, është i domosdoshëm dhe në të mirën e të gjithëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA