Foto ilustruese

Dy shtetas francezë janë plagosur këtë pasdite në fshatin Xibër Hanë të bashkisë Klos, pasi makina më të cilin po udhëtonin doli nga rruga.

Personat E.U., dhe A.I. po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Klos/informacion paraprak

Në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos, një automjet i garave “Rally”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U., dhe A.I., (shtetas francez), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

Top Channel