Foto Ilustruese

Katër persona kanë tentuar të grabisnin me dhunë një biznes privat gjatë natës në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Rreth orëve të para të mëngjesit, ata po tentonin të vidhnin biznesin për prodhimin dhe shitjen e betonit, por grabitja e tyre dështoi për shkak të ndërhyrjes së shërbimit privat të sigurisë.

Duke përfituar nga errësira ata arritën të largoheshin nga vengjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Top Channel