Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë dy persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 2, në Sarandë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet F. J., ka plagosur me mjet prerës një 54-vjeçar me inicialet E. S., dhe S. Ll., 62 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, i autorit të ngjarjes. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar nitrat amoni, që përdoret si lëndë plasëse artizanale, 16 kapsolla detonatore dhe 3 fishekë luftarakë.

Ndaj 52 vjeçarit rëndojnë veprat penale “Plagosja e rendë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel