Mauro Icardi ka rrëmbyer sërish titujt kryesorë , por këtë herë nuk ka të bëjë me jetën e tij personale apo paraqitjet e tij në fushën e lojës për Galatasaray. 

Futbollisti argjentinas po merr vëmendje për blerjen ekstravagante që nuk është aspak e përballueshme për shumicën dërrmuese të njerëzve, duke blerë makinën më të shtrenjtë në botë.

Icardi ka publikuar rregullisht foto të tij brenda automjetit, por këtë herë ka zbuluar pak më shumë, duke postuar dy foto të kompletuara me mbishkrimin: “FUTURISTIKE”.

Dhe gazeta spanjolle AS raportoi se Icardi duket se ka blerë mskinwn tepër të rrallë Rolls Royce Boat Tail, të cilat thuhet se kushtojnë rreth 25 milionë dollarë.

Ekzistojnë vetëm tre nga supermakinat në të gjithë botën dhe secila është e personalizuar personalisht. Makina është e pajisur me një motor V12 me një kapaciteat 5,75 litra dhe një fuqi prej 571 kuaj fuqi. Në fakt, pronari i parë i konfirmuar i kësaj makine ishte çifti Beyonce dhe Jay Z, ndërsa tashmë listës i shtohet edhe futbollisti argjentinas.

Sulmuesi është aktualisht në huazim te Galatasaray nga Paris Saint-Germain dhe ndihmoi gjigantët turq të fitojnë titullin e ligës për herë të 23-të duke shënuar 22 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat.

Galatasaray, i cili përfundoi në vendin e 13-të të ulët sezonin e kaluar, vulosi Super Ligën Turke me një fitore 4-1 ndaj Ankaragucu të martën, me Icardin që shënoi një dygolësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA