Nga shkurti asnjë i mbijetuar i dhunës seksuale nuk ka pasur mundësi të depozitojë kërkesën për njohjen e statusit nga shteti. Me përfundimin e afatit për aplikim, komisioni qeveritar është marrë me lëndët e vjetra, të personave që më parë kanë kërkuar beneficionin.
Aktualisht, është në proces plotësim-ndryshimi i ligjit, i cili mundëson zgjatjen e afatit vetëm për dy vjet. Organizatat në Kosovë e Bosnje-Hercegovinë po shprehin kritikat dhe kundërshtinë për këtë propozim, meqë thonë se është e pamjaftueshme dhe mesazh jo i mirë për vetë viktimat e dhunës seksuale të luftës. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron për KosovaPress se zgjatja e afatit prej dy vitesh është kërkesë e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.
Feride Rushiti që udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës deklaron se institucionet kanë krijuar vakuum ligjor sot e sa muaj.
Bosnje e Hercegovina nuk ka vendosur afat për aplikim të viktimave të dhunës seksuale, tregon drejtoresha e organizatës “Medica Zenica”, Sabiha Husic. Edhe ajo vlerëson se dy vjet nuk janë të mjaftueshme për t’u njohur kjo plagë e luftës.
Për plotësimin-ndryshimin e ligjit që pritet të votohet së shpejti në kuvend, flet edhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje. Ajo deklaron se po bëhet presion i panevojshëm për viktimat e dhunës seksuale.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron për KosovaPress se propozimi për zgjatjen e këtij mandati se ka ardhur nga Komisioni Qeveritar.
Vlen të theksohet se, aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj. Statusi i viktimës së dhunës seksuale është njohur me ligj në vitin 2024. Ndërkaq, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018.
Top Channel