Video/ “Forca Inter!”, ylli anglez mbërrin në Milano, kryen vizitat mjekësore dhe bëhet gati të firmosë deri në vitin 2031 me klubin zikaltër
Për herë të parë në histori, Manchester City dhe Manchester United do të përplasen me njëri – tjetrin në finalen e madhe të Fa Cup.
Kampionët e Anglisë, vijnë si favoritë në këtë sfidë, pasi ata synojnë të sigurojnë trofeun e dytë sezonal, për të tentuar më pas tripletën, një sukses që vetëm rivalët e përjetshëm të United e kanë arritur më parë në ishull.
Djemtë e Guardiolës e kanë fituar për herë të fundit titullin e Fa Cup në vitin 2019, ndërsa këtë sezon ky trofe merr një rëndësi të madhe, pasi në Angli konsiderohet si prova e vërtetë e “The Citizens” përpara finales së madhe të 10 qershorit, kundër italianëve të Interit.
Në anën tjetër skuadra e Erik Ten Hag synon të fitojë trofeun e dytë sezonal, pas suksesit në Carabao Cup. “Djajtë e kuq” nuk i kanë fituar kurrë më parë në historinë e tyre dy trofetë e kupave angleze, por ata vijnë në këtë sfidë pas një serie prej katër fitoresh rradhazi, duke e mbyllur në vendin e tretë në Premier League.
Në historinë e Manchester United, vetëm Aresnali ka bërë më mirë në Fa Cup, pasi “Djajtë e Kuq” e kanë fituar 12 herë këtë trofe, ndërsa “topcinjtë” kryesojnë me 14 tituj. Për herë të fundit, United trofeun e Fa Cup e ka fituar në 2016. Ndërsa në 19 vitet e fundit, “Djajtë e Kuq” kanë triumfuar vetëm një herë në këtë kompeticion.
Në këtë sezon do të jetë ndeshja e tretë mes Cityt dhe United, pas skuadra e Erik Ten Hag është përballur dy herë me Kampionët e Anglisë në Premier League. Sfida e parë foli për të besuarit e Guardiolës që shkatërruan United 6-3, ndërsa në Old Trafford, skuadra e trajnerit Erik Ten Hag fitoi me rezultatin 2-1.
Finalja e derbit të Manchesterit e para në historinë e Fa Cup do të startojë në orën 16:00 dhe si gjithmonë do të transmetohet live në SuperSport 2./ SuperSport
Top Channel