Vizita e parë pas kurorëzimit, Mbreti Charles III takim me presidentin e Rumanisë

02/06/2023 22:05

Mbreti Charles III ka mbërritur në Rumani, ku u prit nga presidenti Klaus Johannis në pallatin presidencial në kryeqytetin Bukuresh.+

Ai u prit me një ceremoni madhështore, pas së cilës zhvilloi bisedime personale me presidentin 63-vjeçar. Monarku pritet të kalojë pjesën e mbetur të pushimeve të tij private në vend, ku do të ketë  një program vetëm për të kaluar kohë në qetësi.

Kjo është vizita e parë në Evropën Lindore pas kurorëzimit të monarkut më të ri të Mbretërisë së Bashkuar.

Pas udhëtimit privat, 74-vjeçari pritet të udhëtojë në Transilvania rurale, një rajon ku ai zotëron një sërë pronash dhe e ka vizituar shpesh në të kaluarën.

Mbreti Charles III gjithashtu themeloi Fondacionin Princi i Uellsit Rumania për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë, aftësitë tradicionale dhe ruajtjen e ndërtesave historike.

Vizita e tij e fundit ishte në fund të majit 2022. Në atë kohë ai po vizitonte një qendër ukrainase për refugjatë në Bukuresht dhe filloi një projekt për ripyllëzimin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA