Prej shekujsh njerëzimi i ka përdorur ushqimet pikante si një burim freskie.
Nuk e lexuat gabim, pasi sipas ekspertëve sekreti i freskisë që nxit një ushqim pikante bazohet tek djersa. Specat djegës të cilat janë baza e një ushqimi pikant përmbajnë kapsaicinë. Kur ajo tretet, kapsaicina nxit një reagim nervor.
Sipas ekspertëve amerikanë, ushqimet pikante ndezin receptorët e lëkurës që reagojnë ndaj nxehtësisë.
Këto receptorë aktivizohen dhe njeriu djersin dhe skuqet, ndërsa enët e gjakut zgjerohen.
Temperatura e trupit rregullohet nëpërmjet djersës
Djersitja është metoda kryesore e organizmit për të rregulluar temperaturën e brendshme.
Avullimi i djersës eliminon nxehtësinë e brendshme dhe pasohet me një ulje të temperaturës.
Kësisoj, sipas ekspertëve, konsumi i ushqimeve pikante bashkë me pirjen e ujit janë metodat më të shpejta dhe më efikase për një freski të organizmit.
Efekti i një pije të ftohtë nuk zgjat shumë në organizëm
Në ditët përvëluese të vapës, idea më e mirë për freski të menjëhershme është që të pimë ose hamë diçka të ftohtë.
Uji i ftohtë, shalqini apo akullorja duken shumë tunduese në një ditë të nxehtë.
Megjithatë, efekti freskues i tyre nuk zgjat shumë dhe shumë shpejt njeriu do të ndihet i nxehtë sërish.
Kjo ndodh sepse me konsumin e ushqimeve dhe pijeve të lartpërmendura, temperature e brendshme ulet shumë shpejt. Trupi reagon duke rritur temperaturën e brendshme për të kompensuar uljen e menjëhershme të saj.
Në këtë mënyrë, njeriu do të ketë vapë shumë shpejt. Ushqimet pikante funksionojnë ndryshe. Ato e rrisin temperaturën e brendshme si reagim ndaj asaj të jashtme.
Qarkullimi i gjakut rritet, njeriu ndihet më i nxehtë dhe nis të djersijë, kryesisht në fytyrë dhe më pas në të gjithë trupin.
Ndikimi i parë i rregullimit të temperaturës vërehet në fytyrë pas aktivizimit të gjendrave të shijes. Më pas kur djersa avullon, njeriu ndihet më i freskët.
Idea e ngrënies së diçkaje pikante mund të tingëllojë e bezdisshme sepse askush nuk ka qejf të djersijë, sidomos kur është duke ngrënë.
Megjithatë, ajo funksionon dhe për hir të freskisë, duhet provuar.
Top Channel