SHBA shmang “falimentin”, Senati: Dritë jeshile tavanit të borxhit!

02/06/2023 10:11

Me 63 vota pro dhe 36 kundër, senati amerikan i dha dritën jeshile nismës që lejojë Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të paguajnë faturat e tyre.

Ligji dypartiak tani kërkon vetëm firmën e presidentit Joe Biden për të nisur nga zbatimi. Nënshkrimi i tij do të jetë thjesht një formalitet.

Vetë Biden e pohoi përmes një deklarate se “ senatorët nga të dyja partitë votuan për të mbrojtur përparimin ekonomik të arritur me vështirësi dhe për të parandaluar falimentimin e parë ndonjëherë të SHBA-së”. Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi ligjin të mërkurën me një mbështetje të gjerë nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë.

Legjislacioni e lejon qeverinë të vazhdojë të marrë hua më shumë para për të përmbushur detyrimet e saj financiare, duke tejkaluar tavanin aktual të borxhit prej 31.4 trilion dollarësh.Ligji nuk përcakton një kufi të ri monetar, por autoriteti i huamarrjes do të shtrihet deri me 2 janar të vitit 2025, dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Për më tepër, ai kërkon mbajtjen e pjesës më të madhe të shpenzimeve federale në nivelin aktual në vitin fiskal duke filluar në tetor, me një rritje prej 1 për qind në 12 muajt pasues.

Masa nuk i rrit taksat dhe as nuk do të ndalojë rritjen e borxhit kombëtar, ndoshta me 3 trilionë dollarë ose më shumë gjatë një viti e gjysmë, deri në skadimin e saj.

Top Channel