Rubin: Rusia po përdor mediat për të zbehur mbështetjen e Ballkanit për NATO-n!

02/06/2023 14:58

Informacionin, Kremlini po e përdor si mjet lufte për të përçarë aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan.

James Rubin, koordinator për SHBA-në në Qendrën Globale e Angazhimit të Departamentit të Shtetit, e konsideron në këtë situatë si tejet të rëndësishëm rolin e mediave në rajon, duke i mëshuar idesë se ato duhet të itensifikojnë përpjekjet për të bërë dallimin mes dezinformatave ruse dhe informacionit të vërtetë.

Kremlini e sheh këtë si një komponent të një strategjie më të madhe, pasi Rusia e di se nuk mund të mbizotërojë ideologjikisht sa i përket luftës në Ukrainë me mënyra konvencionale apo tradicionale. Teksa çdo vend ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe mediat kanë të drejtë të raportojnë deklaratat e qeverive të huaja, ato duhet të frenohen nga përhapja e dezinformatave të qeverive të huaja pa zbuluar burimin e tyre“- u shpreh ai.

Rusët, shtoi diplomati amerikan, po përpiqen të përdorin çdo teknikë që munden për të përcarë Perëndimin në mbështetjen e tij për Ukrainën.

“Në një shoqëri demokratike, është thelbësore të përdoren të gjitha mjetet në dispozicion për të bërë dallimin midis rrëmujës së informacionit dhe veprimeve të orkestruara nga Kremlini që synojnë të shkaktojnë ndarje. Këto veprime kanë për qëllim prishjen e procesit demokratik dhe minimin e mbështetjes për NATO-n”, ishte mesazhi i tij.

Ndër vendet ku Rusia ka ushtruar ndikim financiar dhe ka korruptuar politikanë dhe media, ai përmendi në mënyrë të vecantë malin e Zi, Sllovakinë dhe Bullgarinë.

Top Channel