“Mundësia reale”/ Sekretari britanik i Mbrojtjes: Ukraina mund të rimarrë Krimenë këtë vit

02/06/2023 16:02

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, deklaroi se ka një “mundësi reale” që Ukraina të rimarrë Krimenë nga Rusia këtë vit.

Duke shfaqur një pikëpamje inkurajuese ndaj përpjekjeve të Kievit në fushën e betejës, Wallace tha për Washington Post se gadishulli mund të kthehet në Kiev pas nëntë vitesh okupim rus, pasi forcave të Moskës u mbarojnë pajisjet.

“Ajo që kemi parë në fushën e betejës është se, nëse i goditni forcat ruse në vendin e gabuar, ato në fakt do të shemben. Ju mund të dërgoni të rinj të vdesin në dhjetëra mijëra, gjë që bëjnë ata, por nuk mund të bëni magji tanke dhe sisteme armësh që u nevojiten”, u shpreh ai.

Wallace ishte më hezitues kur u pyet për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, duke thënë se duhet të jenë realistë dhe se nuk do të ndodhë në një samit të aleancës në Vilnius të Lituanisë, në korrik.

“Kjo nuk do të ndodhë së shpejti”, theksoi sekretari i mbrojtjes.

Top Channel