Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke folur në seancën e Kuvendit, tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit u kryen “krye më vete pa bashkërendim me aleatët.”
Sipas tij, edhe mbajtja e procesit zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut – erdhi për shkak të “gabimeve të Kurtit”, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave nga targa KM në RKS që çoi në dorëheqjen e punonjësve serbë nga institucionet e Kosovës.
“Ty ndoshta të duket mirë me dalë e me thanë mos i besoni media, e pastaj nise me i lexu komunikatat e Sveclës. Ky popull meriton më shumë. Histori, zgjedhjet janë mbajtur për shkak të gabimeve tua, për shkak që u ke premtua të gjithë ndërkombëtarëve që i shtyn vendimin për targat. Pse s’po e përmend, ku janë targat, janë targat e Serbisë, se ti je tërheqë. Je dashtë me hi në proces zgjedhor, vec PDK ka marrë pjesë në këto zgjedhje. Veç PDK merr pjesë edhe në 2019 edhe në 2021, sepse nuk i kemi për propagandë.
I keni shty zgjedhjet pa pazë ligjore e kushtetuese, sepse keni pas qëllim me u marrë vesh me Vuciçin. Ja keni shty afatin edhe listës serbe e në fund s’ju kanë ardhë. Të ka mbetur në dorë situata.
Qëllimi nuk ka qenë me e tensionu situatën sikur ti, përafërsisht në këtë kohë, pa folë me askë e ke nisë një veprim avanturist. Edhe kryetarëve nuk iu ke tregu që keni me i çu në zyre, në 11 ju ke thanë me u taku te Erden Atiq. Është marre me u tutë, është dashtë me u koordinu. Jeni mësuar gjithë jetën me punu klandestinë. Tregom zotëri, me kë janë tu punu. E ke mshelë një kryetar si Oso Kukën në kullë atje, a po hanë bukë, ka mbet pa u pastru qe katër pesë ditë. Tregom me kë po punon. Pse nuk po e con Erden Atiq në ndërtesë komunale, siç janë Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci. Hajde Elbert, co erdenin në komunë. Sot vetëm një qëllim e ke fol, qëllimi i paska me e shliru serbët, Çlirimtari i Serbëve. Nëse ke qëllim me bë autonimi për ta, tregona. Sepse e dimë që e ke pranu dhe nëse është ky qëllimi na trego.”-tha Krasniqi.
Top Channel