Inovacioni në luftën kundër duhanit, eksperti: Të ndiqet rasti i Suedisë, të kalojmë në produkte alternative më pak të dëmshme

02/06/2023 21:15

Në Ditën Botërore kundër Duhanit, eksperti i njohur i shëndetit publik, Roland Shuperka u shpreh se duhanpirja është shkaktari numër një i vdekjeje jo të transmetueshme që ndodhin jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel botëror.

Si shembull, Shuperka solli rastin e Suedisë e cila ofroi produkte alternative më pak të dëmshme për duhanpirësit që nuk duan ta lënë duhanin, siç është snusi suedez, eksperti i njohur u shpreh se Suedia e uli në 5% nivelin e tymosjes falë kësaj nisme dhe u shpall vend “smoke-free”.

9 nga 10 të sëmurë janë duhanpirës pasi gjatë djegies cigarja shpërndan kimikate që janë kancerogjene.

“Duhanpirja është shkaktari numër një i vdekjeve jo të transmetueshme që po ndodh jo vetëm në vendin tone. Edhe në nivel botëror krahasohet me një Covid. Në numrin e vdekjeve është një vdekshmëri e pallogaritshme në nivelin se si organizmat qeveritarë në botë po punojnë në drejtimin që ta eliminojnë këtë vdekje nga një produkt që mund të evitohet. Vendi ynë ka pasur ecuri në politikat e kontrollit të duhanit. Qeveritë kanë marrë masa duke rritur çmimet e duhanit, duke bërë punën promocionale, ndalimin e duhanpirjes në vende publike. Vendi ynë trajton në mënyrë të vazdueshme mjekun e familjes dhe një duhanpirës mund ta gjejë këtë asistencë teknike. Por të gjithë këto masa nuk mjaftuan që të ulet numri i duhanpirësve.

Janë 1.3 miliard duhanpirës në nivel botëror. Por shifrat ende nuk po ulen se edhe ata duhanpirës që mund ta lënë duhanin e rifillojnë në njëfarë kohe. Ky ka qenë një handikap, ndërsa disa vende të zhvilluara iu kanë dhënë një zgjidhje. Suedia u shpall vend pa tym dhe në rast se BE e ka shpallur që Evropa do bëhet pa tym në 2040. Suedia e arriti se bëri një veprim tjetër – që në kundërshtim me politikat e OBSH-së përdorën produktet alternative për të lënë duhanin u bazuan te snusi suedez që e vendos midis mishit të dhëmbëve dhe buzës dhe merr nikotikë dhe nuk ndjen nevojën që të përdorësh duhan. Në rast se e pi duhanin nga nikotina sepse ajo është varësi vdekjet ndodhin nga katrani pra nga tymi i duhanit dhe djegia që shkakton, në momentin e thithjes ajo shpërndan kimikate që janë kancerogjene dhe nga 10 të sëmurë, 9 janë duhanpirës. Këto problematika, Suedia i zgjidhi dhe uli në 5% tymosjen dhe u shpall vend pa duhan”, tha Shuperka.

Ai deklaroi se në rast se duhanpirësit e kanë të vështirë të lënë tymosjen, ata mund të kalojnë në produkte pa tym të cilat janë të bazuara shkencërisht si produkte më pak të dëmshme duke dhënë këtu shembullin e Britanisë së Madhe që po ofron paketa falas për të lënë cigaren.

Sipas Shuperkës, vetë mjekësia nuk shëron asnjë sëmundje, veç atyre infektive, por ndihmon në reduktimin e dëmit.

“Në rast se ti nuk lë dot duhanin atëherë kalo në një produkt më pak të dëmshëm të vërtetuar shkencërisht siç janë këto altenativat. Kështu është rasti i Anglisë që në 5.6 mln duhanpirës për 1 mln po ndahen paketa me këto produkte, paketa falas dhe jo për një ditë, për të gjithë vitin ndërsa për gra shtatëzëna po japin bonuse financiare që të lënë duhanin. Prandaj nëse ti nuk e le dot në këto rrethana duhet të japësh një produkt më pak të dëmshëm dhe në fund le të vendosi qytetari që të zgjedhi atë produkt që mendon. Vetë mjekësia nuk shëron asnjë sëmundje me përjashtim ato infektive të gjitha të tjerat reduktojnë dëmin pse të mos veprojmë. Edhe në këto në këto rrethana ulet numri i vdekjeve. Rasti i Suedisë – u bë shteti i parë në botë pa duhan, Anglia mendon që mund ta arrijë në vitin 2030, studimet tregojnë që është përgjysmuar sëmundshmëria nga produktet e duhanit. Ndaj në këto rethana mjekët e familjes janë gati t’ju udhëzojnë por duhen bërë dhe veprimet e tjera. Një produkt që është më pak i dëmshëm duhet të taksohet më pak, shtetet po mendojë për 10-15 vite më pas”, tha eksperti i njohur.

Vlen për t’u theksuar se sfida mes tymit dhe avullit që ka prekur shoqëritë anë e mbanë botës ishte një nga temat e diskutimit të kërkuesve nga vende të ndryshme të rajonit që u mblodhën në Tiranë në konferencën e 9 të reduktimit të dëmit dhe shëndeti ku ekspertët propozuan që jo ilaçet, por ndryshimi i stilit të jetesës, përqafimi i alternativave që ofron shkenca dhe inovacioni, janë mjetet kryesore për shërim.

Top Channel