Hernia diskale ndodh si pasojë e rrëshqitjes e një disku ndërvertebror që ndodhet mes rruazave të shtyllës kurrizore dhe që mundësojnë lëvizjen dhe përkuljen e shpinës.

Hernia diskale shkakton vështirësi në lëvizje dhe dhimbje të forta. Disku i rrëshqitur shtyp një nga nervat e shpinës dhe këtu është edhe burimi i dhimbjes dhe mpirjes.

Cilat janë simptomat e hernies diskale

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, hernia diskale mund të shfaqet në çdo pjesë të shtyllës kurrizore, që nga qafa e deri në  fundshpinë.

Zakonisht, pjesa më e zakontë ku shfaqet hernia diskale është mesi ose poshtë tij.

Simptomat e hernies diskale përfshijnë:

Dhimbjet dhe mpirjen në njërën anë të trupit

Dhimbje që përhapet tek krahët ose këmbët

Dhimbje që përkeqësohet gjatë natës ose për shkak të disa lëvizjeve.

Dhimbje që bëhet më e fortë pas qëndrimit në këmbë ose ulur.

Dhimbje gjatë ecjes.

Shkaktarët E Hernies Diskale

Hernia diskale shkaktohet si pasojë e lëvizjeve të caktuara por edhe moshës.

Një disk ndërvertebror rrëshqet kur përpiqeni të ngrini një objekt shumë të rëndë që rrit presionin në zonën e mesit.

Njerëzit që kryejnë punë të rënda janë më të predispozuar të vuajnë nga hernia diskale.

Njerëzit mbipeshë janë gjithashtu të rrezikuar sepse shtylla kurrizore bëhet më e brishtë për shkak të peshës. Me kalimin e moshës, njerëzit bëhen më të predispozuar. Hernia diskale prek më shumë burrat se gratë.

Komplikacionet E Hernies Diskale

Sipas studimeve te cilave u referohet AgroWeb.org, nëse nuk trajtohet, hernia diskale mund të shkaktojë dëmtime nervore të përhershme.

Hernia diskale mund të shkaktojë edhe humbjen e ndjeshmërisë në këmbë, pulpat e këmbës e të tjerë.

Trajtimet Natyrale Të Hernies Diskale

AgroWeb.org rekomandon para së gjithash të shkoni te mjeku nëse keni këto simptoma. Gjithsesi ka disa trajtime natyrale për lehtësimin e dhimbjeve në shtëpi.

Një nga metodat përmes së cilës mund të trajtohen dhimbjet që shkakton hernia diskale është piperi i kuq djegës.

Mund të përgatitet fare lehtë dhe në kushtet e shtëpisë. Dy përbërësit që ju duhen janë dy lugë gjelle me ujë dhe një lugë gjelle me piper të kuq djegës pluhur.

Në një tas përziheni masën derisa të formohet një pastë. Me këtë pastë lyeni zonën që ju shkakton kriza, dhe lëreni përreth 10-15 minuta.

AgroWeb.org ju këshillon që të mos e lani menjëherë zonën ku kishit vendosur pastën me piperin e kuq, pasi kështu nuk do të ketë efekt. Piperi i kuq ka aftësinë që lehtësojë dhimbjet dhe inflamacionin e shkaktuar nga disku i zhvendosur i shtyllës kurrizore. Nëse dëshironi mund të konsumoni dhe çajin e piperit të kuq një herë në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA