Dhurata për presidenten e Hungarisë/ Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës”

02/06/2023 15:03

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot Presidenten e Hungarisë, Katalin Novák, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Veliaj, i dhuroi presidentes hungareze ‘Çelësin e Qytetit’:

“Hungaria ka qenë një mike e Shqipërisë prej shekujsh dhe sado që e dua historinë, të kthesh kokën nga e kaluara të frymëzon, por nuk flet shumë për të ardhmen. Ajo që flet më shumë për të ardhmen është ajo që ne po bëjmë tani, ajo që ju po bëni me kompanitë hungareze, ajo që po bëni me mbështetjen teknike hungareze për ujin dhe me miq të mrekullueshëm si ju. Ndaj, le të jemi miq të mëdhenj të historisë, por le ta farkëtojmë historinë së bashku për 500 vitet e ardhshme. Në emër të qytetit të Tiranës, do doja t’ju dhuroj Çelësin e Qytetit dhe konsiderojeni Tiranën si shtëpinë tuaj të re”.

Presidentja Novák vlerësoi edhe mikpritjen dhe miqësinë me Shqipërinë dhe shqiptarët teksa ftoi kryetarin e Bashkisë për vizitë në vendin e saj:

 “Ne hungarezët njihemi si njerëz të gjallë dhe miq të mirë sepse jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me të tjerët. Jemi gjithashtu të hapur për diskutime, ju e dini këtë. Kjo gjithashtu, nënkupton që nëse mbështetesh një herë tek ne, mund të mbështetesh gjithmonë. Kjo është arsyeja pse ne jemi bërë miq me popullin shqiptar. Unë mund t’ju premtoj se tani që kemi këtë Çelës, nuk do të vijmë kurrë në Tiranë pa lajmëruar më përpara. Gjithashtu, edhe ju jeni të mirëpritur në kryeqytetin tonë, në vendin tonë”.

Presidentja hungareze dhe kryebashkiaku Veliaj vendosën edhe një kurorë në memorialin kushtuar Mbretëreshës Geraldinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA